"Humbëm fëmijë, kjo ishte si Hiroshima", flet kryetari i komunës të shkatërruar nga tërmeti

Bota
"Humbëm fëmijë, kjo ishte si Hiroshima", flet kryetari

Kryetari i Komunës së Petrinjës, që po vuan rëndë pasojat e tërmetit të sotëm, është shprehur se qyteti është shkatërruar plotësisht.

Duke folur për mediat, Darinko Dumbovic e përshkroi atë që i ndodhi qytetit të tij me bombën në Hiroshima ndërsa bëri apel për ndihmë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Qyteti im është shkatërruar plotësisht. Na kanë vdekur fëmijë. Është e papërshkrueshme. Kjo është si Hiroshima.

Kemi nevojë për zjarrfikës, nuk e dimë se çfarë ka nën rrënoja, një çati ra mbi një makinë, kemi nevojë për ndihmë.”

Kujtojmë se tërmeti me epiqendër nëntë kilometra nga Sisaku dhe 46 kilometra nga Zagrebi, tronditi me forcë Qarkun Sisak-Moslavina dhe zonën e gjerë të Zagrebit.

Lëkundjet ishin me një magnitutë 6.4 të shkallës Rihter, ndërsa nisën në orën 12.19 në një thellësi prej 10 kilometrash.

ME TE LEXUARAT