Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Haradinaj: Kroacia është në situatë kritike, të nisim ushtrinë

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të ndihmojnë Kroacinë e cila sot u godit nga tërmeti.

Ai ka kërkuar që drejt Zagrebit të niset Task-Forca për kërkim-shpëtim e Ushtrisë së Kosovës drejt Kroacisë.

“Kroacia është në situatë kritike pas disa tërmeteve që ndodhën dy ditët e fundit. Si komb që kemi kaluar në të tilla situata me humbje njerëzore dhe shumë dëme materiale, kërkoj nga institucionet e Kosovës që të niset Task-Forca për kërkim-shpëtim e Ushtrisë së Kosovës drejt Kroacisë”, shkroi Haradinaj në Facebook.

“Në këto momente të vështira për popullin dhe institucionet e shtetit tonë mik, Kroacisë, shprehim ngushëllime familjeve që humbën të afërmit e tyre, dhe lutemi për shërimin e të lënduarëve.

Mbetemi me shpresë se që kjo situatë e rëndë, të përfundojë me sa më pak viktima.RH’, shtoi ai.

Shkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Kroacia është në situatë kritike pas disa tërmeteve që ndodhën dy ditët e fundit.

Si komb që kemi kaluar në të tilla situata me humbje njerëzore dhe shumë dëme materiale, kërkoj nga institucionet e Kosovës që të niset Task-Forca për kërkim-shpëtim e Ushtrisë së Kosovës drejt Kroacisë.

Në këto momente të vështira për popullin dhe institucionet e shtetit tonë mik, Kroacisë, shprehim ngushëllime familjeve që humbën të afërmit e tyre, dhe lutemi për shërimin e të lënduarëve.

Mbetemi me shpresë se që kjo situatë e rëndë, të përfundojë me sa më pak viktima.RH

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet