Gentian Zenelaj rrëqeth me dedikimin për babain: Kjo nuk është lamtumirë o babo

Bota
Gentian Zenelaj rrëqeth me dedikimin për babain: Kjo nuk

Aktori Gentian Zenelaj bëri të ditur ditën e djeshme se kishte humbur babain e tij, si pasojë e Covid- 19.

Duke e thërritur ”Babo” me përkëdheli, Zenelaj shkruan në rrjetet sociale se prindërit nuk vdesin kurrë dhe se shpirti i tij i butë do jetë përjetë në jetën e tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Prindërit nuk vdêsin kurrë o Babo..

Ata rrojnë brenda qelizave tona.Shpirti yt i butë do jetë në jetën tonë përjetë..Kemi jetuar dhe shijuar cdo moment të jetës tënde me ne o Babo. Ti ke bërë atë çfarë unë jam sot.

Kanë kujtime tē mrekullueshme edhe Danieli dhe Aria me ty ..me gjyshin e butë e shokun e lojrave ..

E pra kjo nuk eshte lamtumirë o Babo..Ke qene dhe do jesh shoku im më i mirë.Keshilluesi më i duruar..Te dua shumë Babo “, shkruan aktori Zenelaj.

ME TE LEXUARAT