Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Festat e fundvitit/ Trafik i rënduar në kryeqytet, qytetarët të irrituar: Të ishin marrë masat! Rrugët më problematike

TIRANË- Policia Rrugore është në gatishmëri me numër të përforcuar për të normalizuar trafikun në këto ditë të fundit të 2020-ës, por situata në terrenin e kryeqytetit duket tejet e rënduar.

Në një vëzhgim të bërë në rrugët e kryeqytetit duket trafik i rënduar, pothuajse në të gjitha oraret e ditës. E kthyer tashmë në një traditë për çdo fundvitit, shtimi i numrit të automjeteve të cilat vijnë edhe nga emigrantët shqiptarë që kthehen për festa, vështirësojnë lëvizjen. Zonat më problematike janë padyshim kryqëzimet në të gjithë gjatësinë e Unazës, në afërsi të 9 katësheve, bulevardi “Zogu i Parë”, rruga e Kavajës, Dibrës, Durrësit dhe kryesisht Unaza e Vogël. Edhe periferia e Tiranës ka regjistruar trafik të rënduar, sidomos zona e Astirit, nga sheshi Shqiponja tek mbikalimi i Kamzës dhe anasjelltas dhe rruga deri në afërsi të TEG-ut.

Prej gati një jave tashmë efektivët e Policisë së Shtetit kanë dalë në gatishmëri të përforcuar. Forcat e rendit janë vendosur në disa zona të Tiranës, e kryesisht në ato rrugë qarkullimi i automjeteve është më i lartë.

Drejtuesit e mjeteve, jashtë kamerave, shprehen tejet të irrituar për situatën e krijuar, ndërsa kërkojnë një ndërhyrje më të sofisitikuar që më para, në mënyrë që të shmangen orët e gjata të qëndrimit në radhë për të lëvizur.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet