Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Era e fortë në Durrës, rrëzohet statuja e Rodonit te shëtitorja ‘Taulantia’

DURRËS- Moti i keq ka përfshirë detin e Adriatik dhe qytetin e Durrësit. Që prej pasdites së djeshme një stuhi detare ka shkaktuar probleme kryesisht në det.

Era fryn nga jugu me shpejtësi 20 deri 25 m/s ndërsa forca në det të hapur arrin deri në 8 ballë. Disa prej fenerëve ndriçues që i tregojnë anijeve rrugën kanë ardhur në breg për shkak të detit të trazuar.

Ndërkohë për shkak të motit të keq është rrëzuar edhe statuja e perëndisë Rodon. Statuja e Rodonit, Perëndisë Ilire të Deteve dhe Ujërave, vepër e skulptorit Ilirjan Xhixha, ishte vendosur në një nga sheshet kryesore të bregdetit të Adriatikut, në Durrës, si një simbol i fuqisë dhe përkatësisë pellazgo-ilire.

Porti detar dje pasdite njoftoi pezullimin e lundrimeve për 48 orë. Tragetet anuluan lundrimet në të dyja anët e Adriatikut. Ndërsa anijet e tonazhit të vogël dhe peshkarexhat kanë 3 ditë që qëndrojnë në kalatat e portit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet