Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Dha dorëheqjen si ministër i Jashtëm, deputeti PDK-së ftesë Gent Cakajt: E ke derën e hapur

Gent Cakaj ka dhënë sot dorëheqje nga pozita e ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme në Shqipëri.

Pas dorëheqjes në Kosovë u ngritën aludimet se ai mund t’i bashkohet listës zgjedhore së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Lidhur me këtë çështje ka folur deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha.

Ai në emisionin “Frontal” në T7 ka thënë se ende nuk ka asgjë zyrtare për sa i përket kësaj çështje.

“Të them të drejtën janë të mirëseardhur dhe të gjithë qytetarët e Kosovës e kanë derën e hapur në PDK. Mendoj që edhe përgjigja e tij ishte konkrete.

Është i mirëseardhur çdo qytetar, por mbetet që Cakaj ta mendojë vetë se a dëshiron që t’i bashkohet politikës apo të fokusohet tek familja e vet, apo plane të tjera.

Ne nuk kemi ndonjë informacion konkret. Nuk ka konfirmim konkret. Po flas në kuptimin zyrtar të PDK-së”, ka thënë ai.

Hoxha foli edhe për deklaratat e mirëseardhjes për Cakajn, nga persona të strukturave të PDK-së. Deputeti theksoi se si ai, ashtu edhe Vlora Çitaku janë të mirëseardhur për t’u bërë pjesë e listës së PDK-së.

“Edhe strukturat e PDK-së, edhe qytetarët e dinë respektin e tij ndaj liderëve të PDK-së, si për z. Thaçi ashtu edhe për z. Veseli.

Është dëshirë e strukturave të PDK-së që të kenë një figurë të tillë në parti. Të dy kanë një përvojë të jashtëzakonshme dhe padyshim që të dy janë të mirëseardhur në PDK.

Ka dëshirë dhe vullnet që z.Cakaj të jetë pjesë e PDK-së, në këtë rast edhe i Vlorës”, ka thënë më tutje ai.

Sipas tij, PDK`ja do të jetë fituesja e zgjedhjeve që pritet të mbahen së shpejti në vend.

“PDK`ja do të befasojë edhe kësaj radhe me listën zgjedhore. Do të jetë lista më e mirë e mundshme nga partitë politike.

Nuk e kemi bërë ende. Unë e di çfarë diskutohet dhe krejt çfarë mund të them është se veçse kanë filluar aderimet e reja dhe garantoj që lista e PDK-së do të jetë më e mira dhe do të jetë listë fituese e zgjedhjeve të ardhshme”, ka deklaruar Hoxha. /Gazeta Express/

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet