Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Covid-19 i merr njeriun e shtrenjtë aktorit Gentian Zenelaj

Koronavirusi vijon të marrë përditë jetë njerëzish. Listës së personave të prekur direkt nga kjo sëmundje vdekjeprurëse i është shtuar edhe aktori i humorit Gentian Zenelaj, i cili ka humbur babin nga Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen sot nga jeta të babait tim Rexhep Zenelaj pas një beteje të gjatë me Covid 19. Ju falenderoj nga zemra për çdo mendim dhe ngushëllim që kam marrë nga ju. Zoti ju Bekoftë”.

Kjo e hënë ka shënuar një ulje të numrit të rasteve të reja me Covid nga një ditë më parë.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 318 raste të reja pozitive në 1508 testime të kryera, ndërsa 577 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid.

Ndërkohë 11 pacientë të tjerë e kanë humbur betejën me virusin, duke ndërruar jetë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet