Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Bie çmimi i gjelit të detit në Berat, tregtarët: Nuk ka fuqi blerëse

Kriza e koronavirusit këtë vit ka bërë që të bjerë edhe çmimi i gjelit të detit, i cili konsumohet më së shumti gjatë fundvitit.

Si duket, pandemia ka rënduar edhe në xhepat e qytetarëve të Beratit. Çmimi në treg i këtij shpendi shkon në 4 mijë lek të vjetra për kilogram e ndërsa pula e detit shitet me 5 mijë lek të vjetra.

Tregtarët shprehen se tregu, në krahasim me vitin e kaluar, ka pësuar shumë rënie. Vitin që lamë pas, çmimi për gjelat e detit ishte 7 mijë lek për kilogram. Tregtarët u bëjnë thirrje të gjithëve qytetarëve nga rrethet që të vinë në Berat për të blerë gjelin e detit sepse është me një çmim simbolik dhe “bio.”

Edhe çmimet e fruta-perimeve duket qartë që nuk kanë pësuar rritje.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet