Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë.
Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ndodhi në rrugën e fshatit Kallmet, ku një mjet tip “Ford” ka aksidentuar këmbësorin, e identifikuar si Filip Gega, banues në Kallmet dhe disa dele.
I dëmtuari është dërguar në spitalin rajonal Lezhë dhe sipas bluzave të bardha ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e mundshme të aksidentit.