Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Aksident masiv në Tiranë, përplasen 5 makina në rrugën e “Rinasit”, 2 të lënduar

Një aksident masiv ka ndodhur sot pasdite në rrugën e Rinasit, si pasojë e lagështirës.

Sipas policisë 5 mjete janë përfshirë në aksident ku si pasojë janë dëmtuar lehtë 2 persona.

Të lënduarit janë dërguar me ambulancë në spital, për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 29.12.2020, në rrugën e “Rinasit”, dyshohet si pasojë e lagështirës janë përfshirë në përplasje 5 mjete.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar lehtë 2 shtetas, të cilët po dërgohen në ambulancë në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet