Një aksident mësohet të ketë ndodhur në aksin rrugor Kashar-Rinas, ku mësohet se disa automjete janë përplasur me njëra-tjetra.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Laknasit.
Sipas informacionet, bëhet e ditur se është krijuar një trafik i rënduar, me një rradhë të gjatë makinash.
Ndërsa theksohet se nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e mundshme të aksidentit.