Aeroportet/ Rama: Në pranverë Kukësi hapet për fluturime ndërkombëtare

Politikë
Aeroportet/ Rama: Në pranverë Kukësi hapet për fluturime

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për aeroportet duke siguruar se me shumë mundësi ai i Kukësit në pranverë hapet për fluturime ndërkombëtare.

Rama thotë se sa i përket aeroportit të Vlorës ofertat në garën e rihapur ndërkombëtare pritet të vijnë në gjysmën e parë të janarit, dhe nëse gjithçka shkon mirë atëhere në verë ngrihet kantieri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po ashtu pas Vlorës, sipas Ramës radha e ka Sarandën.

‘’Besoj në pranverë aeroporti i Kukësit do hapet për fluturime ndërkombëtare. Uroj dhe lus zotin që pengesa e fundit për aeroportin e Vlorës të kapërcehet, dhe në gjysmën e parë të janarit do kemi ofertat për garën e rihapur ndërkombëtare, të shohim më pas më tutje për të hyrë në kantier brenda verës të garantojmë edhe aeroportin e madh ndërkombëtar të jugut të Shqipërisë.

Me hapjen e procesit për Vlorën, do hymë për Sarandën. Do kemi 4 aeroportet të domosdoshme për të zhvilluar si duhet turizmin dhe për të hyrë si duhet në dekadën e re të shekullit.’’- tha Rama.

ME TE LEXUARAT