Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

2 mijë dollarë për çdo amerikan për krizën e Covid-19

Demokratët në kongresin amerikan miratuan dhënien e një ceku prej 2 mijë dollarë për çdo amerikan në kuadër të ndihmave kundër pandemisë së Covid-19.

Tashmë propozimi do të kalojë në senatin e kontrolluar nga republikanët. Një ditë më parë Trump hoqi beton për paketën e ndihmave prej 900 miliard dollarësh për t’u përballur me krizën e Covid.

Duke zhbllokuar në këtë mënyrë një marrëveshje të rëndësishme mes demokratëve dhe republikanëve. Trump firmosi dhe ligjin për financimin e shtetit federal duke ndaluar mbylljen e qeverisë, që nënkuptonte bllokimin e aktiviteteve të shërbimeve publike.

Ndër të tjera ditët e fundit presidenti u shpreh i gatshëm për të rritur deri në 2 mijë dollarë pagën për qytetarët amerikanë më të ardhura nën 75 mijë dollarë në vit, një shifër gati sa trefishi i 600 dollarëve aktualë. Ai gjithashtu premtoi mbështetje për sipërmarrjet sidomos në sektorin e restoranteve, bareve dhe hoteleve. Kongresi miratoi pagesat më një procedurë të shpejtë që kërkonte vetëm dy të tretat e votave. Për momentin teoria e parave si shi për të dalë nga kriza, konsiderohet fitimtare.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet