Zyrtari i LDK-së krahason Albin Kurtin me Vuçiç dhe Erdogan

Kosovë&Rajon
Zyrtari i LDK-së krahason Albin Kurtin me Vuçiç dhe Erdogan

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Berisha, ka reaguar pas deklarimeve të zyrtarëve të LVV-së se mund të dalin me më shumë se 60 deputetë në zgjedhjet që pritet të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm.

Përmes një statusi në rrjetet sociale ai thotë se vetëm presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, dhe ai turk, Tayip Erdogan, e kontrollojnë 2/3 e parlamentit. Berisha shton se një tendencë e tillë është tendencë autokratike që të kopjohet modeli serbo-turk.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kryetari i Serbisë Vucic eshte i vetmi president i nje shteti europian qe ka arritur te kontrolloj 2/3 e parlamentit dhe te ve ne kontroll gjithe shoqerine ne shtet. Edhe, presidenti turk Erdogan, nje shtet aziatik, ka arritur te njejten gje, por sic u pa koheve te fundit me kundershtimin e plote te pjeses europiane te Turqise, qe u deshmua me rezultatet e zgjedhjeve vendore ne Stamboll.

Tendenca, qe edhe ne Kosove ne emer te parullave ideologjike dhe kauzave sociale te krijohet nje klime e tille, qe i gjithe shteti te koncentrohet ne nje individ eshte tendence autokratike, qe ne vend te te qasjes demokratike europiane te pushtetit te balansuar, te kopjohet modeli serbo-turk, qe per ironi jane ish roberuesit tone shekullor, tregon tendencen tone antieuropiane.

Nje gje dihet, se individualizimi dhe ideologjizimi i shtetit ka shkaterruar ne pothuajse nje shekull kombin shqiptar ne te gjitha trojet dhe nuk ka si te pritet qe te jete ndryshe. Ne fund te fundit, vete krahasimi se kush perfaqeson ate model jep pergjigjen e qarte”, shkruan Berisha.

ME TE LEXUARAT