Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vlorë/ I riu i përfshirë në një sherr në lokal, mbyllet në shtëpi dhe kërcënon familjarët! Shkon edhe FNSH

Një i ri në Vlorë është mbyllur në shtëpi dhe kërcënon familjarët.

Mësohet se i riu është përfshirë në një sherr në një lokal dhe më pas i ndjekur edhe nga policia është mbyllur në shtëpi.

Për ngjarjen janë lajmëruar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët kanë shkuar në vendngjarje. Dyshohet se i riu ri mban nën kërcënim familjen me armë të ftohta. Policia në vendngjerje për të negociouar.

Dyshohet se pas një sherri mes të rinjsh, policia ka qenë në kërkim të të riut. Kjo ka bërë që i riu nga Vlora, të kërcënojë se do vras familjarët nëse policia afrohet në banesë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet