Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vendet e Ballkanit në garë për vaksinën antiCovid, Shqipëria nuk është në listë

Ndërsa vendet e Ballkanit po përpiqen të sigurojnë doza të mjaftueshme të vaksinës kundër COVID-19, shumë pikëpyetje mbeten pa përgjigje, kur do të nisë vaksinimi dhe me çfarë kosto?

Gjyshja nga Mbretëria e Bashkuar, Margaret Keenan, u bë njeriu i parë në botë që morri një vaksinë kundër COVID të prodhuar nga Pfizer/BioNTech ajo qe përzgjedhur e para për të marrë këtë vaksinë nga një program vaksinimi në 8 Dhjetor, vendet e Ballkanit po përpiqen gjithashtu që të ndërmarrin hapat e duhura për të nisur vaksinimin dhe për ta siguruar atë.

Por vendet po nxitojnë ta marrin vaksinën individualisht pasi numri i vaksinave të prodhaura është i limituar, gjithashtu ka ende shumë të panjohura, përfshirë gjithashtu edhe kosto e kësaj vaksine dhe nëse do të jetë e mjaftueshme.

Shumë vende në rajon janë pjesërisht të përfshirë në sistemin COVAX, i lançuar në Prill nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH, Komisioni Europian dhe Franca i mundësojnë akses diagnostikimit, trajtimit dhe vaksinimit të COVID-19.

“Sapo një vaksinë e sigurtë dhe efekte kundër COVID-19 të jetë e disponueshme dhe e licensuar, ne duhet të sigurojmë shpërndarjen e ndershme dhe aksesin për të gjithë vendet, pa pasur parasysh të ardhruat e tyre” u shpreh OBSH për BIRN.

Duke iu bashkuar COVAX, vendet të klasifikuara si vetëfinancuese apo si vende financuese do të përfitojnë nga portofoli i vaksinave.

Ato që janë vetë-financuese do tu sigurohen doza të mjaftueshme për të mbrojtur një pjesë të popullsisë së tyre duke u varur se sa shumë do të blejnë ato; ndërsa vendet financuese do të marrin aq vaksina sa për 20% të popullsisë së tyre në afatgjatë.

OBSH shprehet se programi përfaqëson “një sukses të madh për multilateralizmin dhe bashkëpunimin.”

Por kjo nuk ka frenuar shumë vende për të siguruar një rrugë tjetër për të marrë vaksinën veçmas, marrëveshjet bilaterale me prodhuesit e vaksinës janë në modë.
Dhe vendet e Ballkanit nuk bëjnë përjashtim. Shuma e parave mbetet tërësisht e paqartë për shumicën prej tyre.

Shqetësime në lidhje me grumbullimin e vaksinave

Komisioni Europian, krahu ekzekutiv i Bashkimit Europian, po udhëheq një procedurë prokurimi teke në lidhje me blerjen e vaksinave nga fabrikat për 27 vendet e BE-së, përfshirë edeh vendet e Ballkanit në BE si Kroacia, Bullgaria dhe Rumania.

Një zëdhënës i Komisionit u shpreh se vendet anëtare kanë nënshkruar një marrëveshje të titulluar Strategjia e Vaksinimit të BE “duke u angazhuar që të mos futen në marrëveshje paralele më prodhuesit e vaksinave që do të sjellin atë në BE”

Sipas Institutit Publik të Shëndetit në Kroaci, pjesë e strategjisë së vaksinimit në BE, vendet kanë urdhër 5.6 mln doza të vaksinës kundër coronavirusit përfshirë doza nga AstraZeneca, Pfizer, Johnson & Johnson, Moderna dhe CureVac.

Çmimet, gjithashtu, “janë një sekret i korporatës” u shpreh Instituti në faqen e tij, “dhe negociatorët kanë rënë dakord që të mos e bëjnë publik këtë informacion për publikun.”

Por Bullgaria e ka treguar pak a shumë shumën që do të shpenzojë për të siguruar mjaftueshmërisht vaksina për vendin e populluar nga 7 milion banorë – dhe shuma e saj do të jetë gati 194 mln euro, sipas një deklarata të bërë gjatë fillimit të muajit Nëntor në një takim mes Boris Borisov dhe Komitetit teknik të ngritur për të luftuar përhapjen e COVID-19.

Në atë kohë, Bullgaria po tentonte që të blinte vaksinën që do të prodhohet nga Janssen Pharmaceutica NV të Johnson & Johnson.

Që nga ajo kohë ajo ka nënshkruar një kontratë me Pfizer, duke siguruar fillimisht 125 mijë doza – të mjaftueshme për 60 mijë persona – përmes Strategjisë së Vaksinimit të BE në një çmim të padeklaruar.

Ministri i Shëndetësisë, Kostadin Angelov është shprehur se ai pret që vaksinimi të nisë pak pas 31 dhjetorit ndërsa zyrtarë të lartë të shëndetësisë janë shprehur se plani është të vaksinojnë 70-75% të popullsisë në të ardhmen e afërt.

Në Rumaninë fqinje, presidenti Klaus Iohannis, deklaroi në fillim të Nëntorit se vendi do të merte përmes BE, 10 mln doza të vaksinës kundër COVID-19 por sërishmi asnjë detaj nuk është bërë publik në lidhje me çmimin.

Johannis u shpreh se pakoja e parë e më shumës e 1 mln dozave do të vijë gjatë katërmujorit të parë të 2021.

Ministri rumun i shëndetësisë Nelu Tataru ka premtuar se qeveria “do të marrë vaksinën për të vaksinuar gjithë popullsinë” por nuk dha detaje se nga ku dhe me çfarë kostoje.

“Ata thonë se mund të flasësh në lidhje me imunizimin kur ke të vaksinuar 60-70% të popullsisë” u shpreh Tataru në fund të Nëntorit.

Në linjë me rregullat e BE, Bukureshti është zotuar për të dhuruar një pjesë të furnizimit me vaksina për fqinjin e saj Moldavinë që dikur ka qenë provincë e saj dhe me të cilën ajo ndan lidhje gjuhësore dhe kulturore.

Moldavia këtë muaj ka kërkuar edhe ndihmë nga iniciativa e COVAX.

“Të gjithë vendet pjesmarrëse, përfshirë edhe republikën e Moldavisë, pa pasur parasysh të ardhruat, do të kenë akses të barabartë tek vaksina sapo ajo të jetë e përfunduar” u shpreh ministri i shëndetësisë së Moldavisë.

Ka një shqetësim të madh në lidhje me një stok të madh vaksinash që po merren nga vendet e pasura në kurriz të atyre të varfëra.

“Kontratat bilaterale mes vendeve të pasura, grupeve të këtyre vendeve dhe prodhuesve prek në mënyrë të drejtë për drejtë pjesën e mbetur të botës,” u shpreh Ana Vracar, që ka shpenzuar vite në lidhje me kërkimet globale dhe lokale për çështjet shëndetësore në Organizimet për Punëtoret, Iniciativën dhe Demokratizimin, BRID, në Kroaci.

Vracar citon një shifër nga Asocacioni Federatës Botërore të Shëndetit Publik , se 80% e dozave të vaksinës që mund të prodhohen në 2021 janë rezervuar për vendet me të ardhura të larta që janë banesa e vetëm 20% të popullsisë botërore.

“Në praktikë, kjo do të thotë se pjesa e mbetur e burimeve do të jetë tejet e kushtueshme dhe për pasojë e pa aksesueshme ndaj vendeve me të ardhura të ulëta,” us hpreh Vracar për BIRN. OBSH i tha BIRN se qe zotuar që të shpërndante me “ndershëmrëi dhe barazi” vaksinat.

“ndërsa agjencia nuk është aq naive në lidhje me marrëveshjet bilaterale dhe interesin kombëtar, përpjekjet e COVIAX për të ndërtuar një rrugë të përbashkët operimi dhe plan veprimi do t’i sigurojë të gjithëve nga një vaksinë përtej sjelljeve nacionaliste” u shpreh OBSH.

Përtej COVAX, Serbët i kanë vënë syrin vaksinës Ruse dhe asaj Kineze

Sipas presidentit Aleksandër Vuçiç, Serbia ka siguruar deri më tani 1.8 mln doza vaksinash përmes COVAX, me një dorë të parë vaksinash prej 10 mijë të tilla që pritet të vijnë në Dhjetor, dhe më pas 340 mijë të tilla në T1 2021, 500 mijë në T2, po kaq në T3 si dhe 450 mijë në T4.

Vuçiç u shpreh se me shumë gjasë vaksina do të jetë e Pfizer, por Beogradi po negocion me aleatët Ortodoksë të Rusisë dhe gjithashtu Kinën.

“Ne do të negociojmë me këdo që mund të na sigurojë një vaksinë, ne duam një sasi të madhe vaksine,” u shpreh Vuçiç për mediat.

Por nuk dihet se sa ka shpenzuar Serbia për të qenë pjesë e sistemit COVAX apo se sa ka shpenzuar për marrëveshjet biletarale me vendet e tjera apo me kompanitë. BIRN pyeti minsitrinë e shëndetësisë por nuk morri asnjë përgjigje.

Në Bosnje dhe Hercegovinë, qeveria u shpreh se vendi do të marrë 1.23 mln vaksina vitin e ardhshëm përmes sistemit të COVAX.

Qeveria u shpreh se kjo do të mbulojë thuajse 20% të popullatës, ndërsa Vaksina ka nevojë të injektohet me dy doza.

Por ndryshe nga Serbia, Republika Srpska, një nga dy entitetet e Bosnias, po përpiqet të marrë vaksinën e Sputnik nga aleati i saj Ortodoks Rusia.

“Ne po negociojmë në mënyrë të vazhdueshme me institucionet kompetente në Rusi për të marrë vaksinën e Sputnik, dhe, në mënyrë realiste, grupi i parë do të shpërndahet në Republikën Srpska në shkurt të vitit të ardhshëm” u shpreh Dusko Perovic, kruetari Përfaqësisë së Republikës Srpska në Moskë, për agjencinë e lajmeve SRNA në 7 dhjetor.

Për vaksinën që të përdoret legalisht, gjithsesi, ajo duhet të aprovohet nga Agjencia Mjekësore e Bosnie Hercegovinës dhe jo vetëm nga Ministria e Shëndetësisë në Republikën Srpska.

Për disa, COVAX është e vetmja rrugë

Mali i Zi është duke u mbështetur deri tani tek COVAX, me të cilin ka nënshkruar një marrëveshje në Podgoricë në 9 Tetor për të siguruar 248.800 vaksina me një vlerë 646 mijë euro, të mjaftueshme për 20% të popullsisë.

Ministri i shëndetësisë në atë kohë, Kenan Hrapovic, u shpreh se iniciativa COVAX ka qenë “më e favorshmja për vendet më pak të zhvilluara dhe për vendet në tranzicion, përfshirë dhe Malin e Zi, në terma të sigurimit të vaksinës për COVID-19, duke qenë se ajo të mundëson një siguri dhe transparencë të lartë.”.

Maqedonia e Veriut, një vend me vetëm 2 mln banorë, pritet të marrë rreth 800 mijë vaksina nga iniciativa e COVAX, me një marrëveshje për të cilën ka paguar 6.7 mln euro.

“Vaksina e parë që do të dalë e aprovuar në treg do të shpërndahet në mënyrë të barabartë për të gjitha vendet që kanë aplikuar në mekanizmin e çOVAX” u shpreh ministri i shëndetësisë.

“Në të njëjtën kohë kur vendet më të zhvilluara do të marrin vaksinën, ne do ta marrin atë gjithashtu. Koha ekzakte nuk dihet por pritshmëritë janë se kjo do të ndodhë diku nga fundi i Dhjetorit apo Janarit.”

Shkupi po kërkon gjithashtu edhe rrugë të tjera për të siguruar një tjetër dozë prej 800 mijë vaksinash nga fabrika të tjera përfshirë Pfizer dhe AstraZeneca. Kosova ka nënshkruar një iniciativë me COVAX këtë muaj, ministri i shëndetësisë Armend Zemaj shkroi në Facebook se janë siguruar 360 mijë doza që do të shpërndahen falas. Zemaj u shpreh se vendi ka në plan të sigurojë 1.2 mln vaksina përmes kaanaleve të ndryshme. Ismete Humolli pjesëtare e OBSH në Kosovë i tha Zërit të Mareikës se vaknsimi i vendit mund të nisë në mes të Marsit dhe fillim të Prillit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet