U kap me drogë, zv.kryeministri shkarkon nga detyra Shpat Kasapin

Showbiz
U kap me drogë, zv.kryeministri shkarkon nga detyra Shpat Kasapin

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, pas kapjes me drogë ka shkartkuar nga pozicioni i këshilltarit të tij, këngëtarin Shpat Kasapi.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Grubi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shkarkimi i Kasapit erdhi pas raportimeve se ai është kapur me drogë para një muaji në lagjen “Gjorce Petrov” në afërsi të SP PLANET në Maqedoninë e Veriut.

Sipas mediave, bëhet me dije se ai është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur një padi, por më pas është liruar dhe pritet të gjykohet në liri.

Ndërkohë në një reagim për mediat vetë këngëtari është shprehur se një lajm i tillë nuk është i vërtetë dhe se ai aktualisht është në Tiranë për xhirimet e festave të fundvitit.

ME TE LEXUARAT