Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

U arrestua dy ditë më parë pas sherrit me djemtë e tij, zbulohet kërkesa e prokurorisë për ish-gjyqtarin Alaudin Malaj

Prokuroria e Tiranës do kërkoj masën e sigurisë arrest shtëpie për ish gjyqtarin e Apelit të Tiranës Alaudin Malaj, në seancën që pritet që zhvillohet gjatë mesditës së sotme.

Ai u arrestua dy ditë më parë pasi pati një konflikt me djemtë e tij, për pronësinë e makinës. Sherri mes ish gjyqtarit dhe djemve të tij ndodhi tek liqeni i Tiranës. Fillimisht ish kreu i Apelit u shoqërua në komisariat sëbashku me dy djemtë e tij, por pas kallëzimit të bërë nga këta të fundit policia arrestoi ish gjyqtarin, pasi djemtë e tij kishin edhe urdhër mbrojtjeje.

Ndaj ish-kreut të Apelit Tiranës policia ngrit akuzat “Dhunë në familje e përsëritur”, “Dhunë në familje në prani të të miturve”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” si dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë”.

Ish gjyqtari ka pasur probleme me familjarët e tij, ku përpara disa muajish ai edhe u divorcua nga bashkëshortja e tij. Alaudin Malaj disa kohë më parë dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë, duke hequr dorë edhe nga statusi i magjistratit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet