Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Shqiptarët do të kthehen 15 vite pas”/ Tabaku nxjerr shifrat: Varfëria do të rritet

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku akuzon sërish qeverinë se dështoi t’iu përgjigjej në kohë krizës së shkaktuar nga tërmeti.

Përmes një postimi në “Facebook”, Tabaku shkruan se ekonomia do të kontraktohet për këtë vit në 7.5% të PBB-së.

Duke iu referuar të dhënave të INSTAT, demokratja shprehet se ka një rënie prej 130 milionë eurosh në 3-mujorin e tretë të vitit.

“Rama mendon për oligarkët edhe kur ekonomia shqiptare humbet 1 mld euro! Rama dështoi në menaxhimin e dy krizave të mëdha të këtij viti. Qeveria dështoi t’i përgjigjej në kohë krizës së shkaktuar nga tërmeti, dështoi dhe të siguronte ndihmën e duhur njerëzore dhe ekonomike ndaj biznesit dhe qytetarëve përgjatë pandemisë. Rezultati është 1 mld euro rënie në GDP-në e vendit dhe një krizë e madhe në ekonominë dhe rritje të papunësisë. INSTAT raporton se rënia ekonomike në vend për 3 mujorin e tretë është 130 mln euro ndërsa Produkti Brendshëm bruto, pra çfarë prodhon e gjithë ekonomia jonë, është kontraktuar me 3.3%. Parashikimet flasin se ekonomia do të kontraktohet për këtë vit në 7.5% të PBB-së.”

Më tej, ajo thekson se buxheti 2021 nuk është ideuar për t’i ndihmuar qytetarët.

“Varfëria do të rritet sikundër dhe BB e ka parashikuar duke shkuar në nivelet e 2005, pra shqiptarët do të kthehen 15 vjet pas tek të ardhurat e tyre. Ndërkohë që në këtë kohë krize ku janë humbur nga ekonomia 1 mld euro qeveria shqiptare do të japë për PPP-të e programuara 120 mln euro duke u rritur me 40% në raport me këtë vit. Gjëja e fundit që i intereson kësaj qeverie jemi ne, qytetarët e Shqipërisë. Pas 7 vite dështimesh, ajo që mund të ofrojë Rama gjithnjë e më shumë dështime. Ne, Partia Demokratike, do të sjellin ndryshim dhe një shpresë të re për Shqipërinë.”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet