Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rusia i shkruan Ramës: Jemi të gatshëm të sjellim vaksinën “Sputnik-V” në Shqipëri

Moska është e gatshme për të sjellë vaksinën “Sputnik-V” edhe në Shqipëri.

Ambasada e Rusisë në Tiranë ka njoftuar qeverinë shqiptare se Rusia ka marrë autorizimin për të negociuar me vendet të cilat janë të interesuara të sigurojnë vaksinën kundër koronavirusit.

Postimi në Facebook i ambasadës ruse i drejtohet Endri Fugës, drejtor i komunikimit në Kryeministri. Por objektivi i kreut të qeverisë shqiptare është tjetër, teksa në fillim të dhjetorit ishte në SHBA ku takoi bosin e “Pfeizer”, Albert Burla.

Postimi i plotë i ambasadës ruse në Tiranë

I nderuar z. Endri Fuga,

Ju bëjmë me dije se Fondi Rus i Investimeve Direkte (https://rdif.ru/Eng_Index/) është autoruzuar të zhvillojë negociata me vendet, të cilat janë të interesuara për të blerë vaksinat kundër COVID-19.

Nuk kemi dyshime se Rusia është e gatshme të sjellë vaksinën e saj “Sputnik-V” edhe në Shqipëri.

Vaksinimi me “Sputnik-V” tashmë filloi në Rusi dhe në Argjentinë, ndërkohë më shumë se 50 vende kanë aplikuar për të blerë 1,2 miliard dozë të preparatit.

Në çdo rast, e përsërisim informacionin e postuar më parë për karakteristikat dhe avantazhet e saj në krahasime me një serë vaksinash të tjera.

#stopkoronavirus #ndalCOVID19 #SputnikV

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet