Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Po i binin xhamit të makinës, tentonin të dilnin”, dëshmia rrëqethëse nga aksidenti në Fier

FIER
Janë identifikuar viktimat e aksidentit tragjik, të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan-Fier, ku një makinë doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal me ujë, duke iu marrë jetën dy personave.

Kanë mbetur të vdekur shtetasit Ndue Preçi dhe Pashkë Malçi, të cilët ishin burrë e grua.

Zbardhet gjithashtu dhe dëshmia e një prej banorëve të zonës, që ka nxjerrë trupat e pajetë të viktimave nga makina.

“Takova dikë dhe e pyeta: Ku është makina? Ka rënë brenda në ujë. Po personat? Janë brenda më tha. Shkova dhe godita xhamin e pasmë, nxora personat, i vura litarin makinës dhe e nxorën sipër pastaj. Personat ishin mbytur. Personi që takova më tha që ata po i binin xhamit dhe tentonin të dilnin. I thashë se pse nuk mori një gur që ta thyente dhe të dilnin”, tregon banori.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet