Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Panik në Itali, ‘pushtohet’ nga varianti i ri i koronavirusit

“Një variant i koronavirusit Sars-CoV-2 ka qarkulluar në Itali që nga fillimi i gushtit, shumë i ngjashëm me variantin anglez “.

Lajmi është bërë i ditur nga Shoqata italiane e Virologjisë, raportojnë mediat italiane.

Mendohet se varianti italian mund të jetë pararendës i atij britanik që u shfaq më vonë.

“Një ‘variant italian’ i zbuluar në Brescia, “i cili i paraprin variantit që u shfaq në fund të shtatorit në Mbretërinë e Bashkuar dhe më pas u përhap në Evropë, përfshirë Italinë, mund të jetë pararendës”, njoftoi Arnaldo Caruso, president i Shoqatës Italiane të Virologjisë (Siv-Isv), profesor i rregullt i Mikrobiologjisë dhe Mikrobiologjisë Klinike në Universitetin e Brescia, drejtor i laboratorit të mikrobiologjisë së Asst Spedali Civili.

Ai ka shtuar se varianti u zbulua në gusht në një pacient asimptomatik, i cili nuk ishte i shtruar në spital të Brescia, dhe kishte luftuar me Covid për muaj të tërë.

“Situata na intrigoi dhe tani mund të themi se një variant mund të qarkullojë në Itali i ngjashëm me atë anglez”, sqaroi ai.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet