Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Mjeku i njohur nderon kolegët që humbën betejën me Covid-19: Do na mungojnë sot, nesër, përgjithmonë

Mjeku i njohur Blenard Nonaj, ka nderuar përmes një postimi në rrjete sociale, 26 bluzat e bardha që nuk e fituan betejën me Covid-19.

Ndërsa pak ditë na ndajnë nga viti i ri, ai shkruan se se i kujton me dhimbje dhe respekt kolegët që humbën jetën në detyrë, në shërbim të qytetarëve dhe se do të na mungojnë përgjithmonë.

“Teksa 3 ditë na ndajnë nga përfundimi i këtij viti të vështirë, kujtojmë me dhimbje dhe respekt 26 mjekët dhe infermierët, të cilët nuk e fituan dot betejën me Covid-19.

Nderojmë me përulësi veprën e tyre dhe kontributin e pandalur ndër vite në misionin fisnik për t’u shërbyer qytetarëve.

Ndërsa 2021 pritet të jetë viti i triumfit mbi pandeminë, ata do të na mungojnë sot, nesër, përgjithmonë!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet