"Më lironi nga burgu", masakroi çiftin nga Vlora, shqiptarja kërkesë drejtësisë italiane

Aktualitet
"Më lironi nga burgu", masakroi çiftin nga Vlora,

Elona Kalesha, 36-vjeçarja shqiptare nga Durrësi kërkon lirimin nga burgu. Avokati i saj ka bërë një kërkesë për lirimin nga qelia në Itali.

Shqiptarja akuzohet për vrasjen e dyfishtë të bashkëshortëve Pasho, për fshehjen dhe masakrimin e kufomave duke i futur në 4 valixhe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në pritje të caktimit të datës së seancës, ndoshta në fillim të janarit, avokatët rezervuan të drejtën për të dhënë arsyet për hapin që ndërmorën.

Sidoqoftë, nuk përjashtohet mundësia që hetuesit të marrin përgjigje për disa nga rezultatet e ekzaminimeve mjekësore, ligjore dhe shkencore deri atëherë.

Por cfarë ndodhi në seancën e kaluar në gjyq?

Ish e dashura e djalit të çiftit nuk pranoi që të flasë në seancën e parë, ndërsa gjyqtari u shpreh se duhet të qëndrojë në burg pasi nëse lirohet mund të arratiset dhe ka rrezikshmëri.

Sipas gjykatësit, Elona mund të kryente krime të tjera, “ajo ende ka bashkëpunëtorë të një thellësie të konsiderueshme kriminale dhe në 2015 ajo vrau bashkëshortët Pasho me të paktën dy persona të tjerë të cilët gjithashtu mund ta kenë ndihmuar atë për të copëtuar dhe asgjësuar kufomat në valixhet e gjetura pesë vjet më vonë në një fushë në Firence” tha ai.

Elona Kalesha “është e rrezikshme, prandaj duhet të qëndrojë në burg” vijoi ai. Gjykatësi sheh dhe një rrezik të përsëritjes së krimeve, “rreziku duhet të konsiderohet konkret dhe aktual“. “Mund të kryejë krime të tjera në të ardhmen, pra edhe vrasje”.

Ajo, thotë gjyqtari “duket se është futur përgjithmonë në një qark kriminal, ka marrëdhënie të ngushta me njerëz me një kalibër të konsiderueshëm kriminal” tha ai.

Ish e dashura e çiftit, Elona Kalesha akuzohet për vrasjen e dyfishtë, për fshehjen dhe copëtimin e dy kufomave të Shpëtimit dhe Teuta Pashos.

ME TE LEXUARAT