Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Më ftoi të jetoja me të në Amerikë”, Fjodora Fjora tregon cili artist me famë botërore e ka ngacmuar

Gazetarja dhe moderatorja e njohur, Fjodora Fjora, ishte një prej të ftuarave në emisionin “Shiko Kush Luan” këtë të shtunë.

Gjatë sfidës “Haje ose thuaje”, ajo u vendos përballë një pyetjeje pikante. Fjodorës iu kërkua të tregonte nëse ndonjë nga meshkujt VIP që kishte ftuar në emisionin e saj e kishte ngacmuar.

Moderatorja rrëfeu për herë të parë publikisht historinë me artistin e famshëm, Goran Bregovic. Fjora tregoi se Goran jo vetëm që e kishte ngacmuar, por edhe e kishte ftuar të jetonin bashkë në Amerikë.

Megjithatë, gazetarja tha se e kishte refuzuar.

“Kam pasur histori shumë të bukur. Goran Bregovic, jo vetëm që më ka gjuajtur, por më tha të jetoja me të në Amerikë, por e refuzova”,- rrëfeu ajo.

Pak kohë më parë, Fjodora u infektua edhe me koronavirus. Ajo tregoi se kishte përjetuar një shok, pasi njëra prej analizave i kishte dalë gabim.

“Kam kaluar një nga momentet më të vështira të pandemisë atë ditë, sepse ka qenë shokuese për mua”, u shpreh ajo gjatë intervistës.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet