Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Komedian”! Ahmetaj sqaron deklaratën për Bashën: Unë s’e ofendoj kurrë opozitën, epiteti ishte për një qesharak famëkeq!

Në një intervistë, ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, komentoi deklaratën e tij të bërë në seancën e fundit plenare, ku e quajti liderin e opozitës, Lulzim Basha, “komedian”.

Ahmetaj tha se deklarata nuk ishte për Bashën, pasi sipas tij, në gjuhën e tij nuk do të ketë kurrë ofendime të tilla ndaj opozitës, ndërsa shtoi se i ka ftuar këta të fundit të dalin në terren dhe të shohin nga afër rindërtimin.

“I jam referuar dikujt tjetër komedian, një qesharaku që është famëkeq në zonën e Kapshticës për atë që ka bërë, por s’dua të merrem me këtë. Opozitën e kam ftuar t’i kthehet terrenit. Është kollaj të bësh debat politik. Ofendime në rekordet e mia s’ka kurrë, por qëndrime të miat ndaj opozitës ka dhe do të ketë shumë të forta. Do të ishte mirë të shkonin në terren. Sot në Pezë një qytetar na tha ‘erdhi kryetari i opozitës njëherë këtu, ndaloi dy minuta, pyeti a kemi ndihma, i thamë kemi, dhe iku’. I thashë ftoje kryetarin e opozitës për një gotë raki dhe të të thotë ‘gëzuar’ për shtëpinë e re, që ta ndërtoi qeveria. Aty janë shtëpitë, aty janë shkollat, kështu që opozita le të thotë çfarë të dojë. Unë them që kjo është puna më e rëndësishme dhe emocionale e jetës sime. Brenda një viti janë aktivizuar të gjitha grantet. Edhe qeveria greke, që ishte e fundit, ka rënë dakord me ne dhe firmoset në janar, për ndërtimin e një shkolle te ‘5 Maji’”, u shpreh Ahmetaj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet