Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Humbin jetën burrë e grua, makina doli nga rruga dhe përfundoi në kanal

Dy bashkeshorte kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm në Fier, pasi mjeti me të cilin ata udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal me uji.

Siç duket edhe nga foto, mjeti tip “Toyota Corolla” ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit” dhe si pasojë ka përfunduar në një kanal me ujë. Burrë e grua, ende të paidentifikuar, kanë mbetur të bllokuar në mjet dhe si pasojë kanë humbur jetën.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 07:20, në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”, automjeti tip “Toyota” ka rënë në kanalin me ujë anës rrugës. Si pasojë kanë ndërruar jetë dy shtetas (një mashkull dhe një femër) ende të paidentifikuar.

Shërbimet e Policisë, shërbimet zjarrfikëse dhe urgjenca mjekësore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e automjetit nga uji. Po kontrollohet vendi i ngjarjes nëse ka pasur persona të tjerë në automjet.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet