Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Humbin jetën 10 alpinistë nga reshjet e dendura të dëborës në Iran

Stuhitë e borës në Iran lanë së paku 10 alpinistë të vdekur dhe disa të zhdukur.

Lajmi u bë i ditur nga televizioni shtetëror, pas disa ditësh me reshje me borë dhe erëra të fuqishme, që bllokuan rrugë në shumë pjesë të vendit.

Sipas disa raporteve, numri i viktimave mund të jetë më i lartë, pasi disa alpinistë që kanë qenë në malet në veri të Teheranit ende nuk janë gjetur.

Kërkimet dhe përpjekjet e shpëtimit u ndërprenë gjatë natës, por pritet të vazhdojnë sot.

Autoritetet e parashikimit të motit i kanë paralajmëruar më herët qytetarët që të mos udhëtojnë në male, ku janë raportuar stuhi dhe ortekë bore.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet