Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

E rëndë/ Mori vaksinën anti-Covid, vdes nga sulmi në zemër. Nisin hetimet

Një 75-vjeçar nga Izraeli vdiq nga një sulm në zemër rreth dy orë pasi u vaksinua kundër koronavirusit të ri, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë së shtetit hebre.

I moshuari i cili kishte pasur dhe më herët probleme me zemrën, u vaksinua rreth orës 8:30 në një klinikë në Clalit.

Ai qëndroi në qendrën shëndetësore për një periudhë të shkurtër kohe, për t’u siguruar që nuk kishte efekte anësore dhe më pas u largua.

Drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë Chezy Levy, njoftoi se ka nisur një hetim në lidhje me këtë incident. Levy vuri në dukje se gjetjet fillestare nuk tregojnë një lidhje midis vdekjes së burrit dhe vaksinimit të tij.

Kujtojmë se kur Pfizer paraqiti të dhënat e saj të sigurisë në Administratën Ushqimore dhe Barnave të SHBA në fillim të Dhjetorit, u zbulua se dy pjesëmarrës në provë kishin vdekur pasi morën vaksinën. Njëri nga të ndjerët ishte i imunokompromisuar, që nënkupton se mbrojtja imune e personit ishte e ulët.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet