Këtë të hënë është shënuar dhe rasti i parë i alergjisë nga vaksina anti Covid. Mediat greke bëjnë me dije se një reaksion i lehtë alergjik është shënuar ndaj një personi të vaksinuar, në ditën e parë të vaksinimit të koronavirusit.
Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Kujdesit Shëndetësor Parësor, Mario Themistocleous, në vaksinat e djeshme që u bënë në Greqi, pati vetëm një reagim të lehtë alergjik tek një person i vaksinuar.
“Që nga ora 16:00 e sotme, 471 njerëz u vaksinuan në 5 spitalet e referimit në Athinë. Është raportuar një incident i reaksionit alergjik jo serioz, që është trajtuar me sukses dhe e përmend atë për transparencë”, tha Themistocleous.