Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Covid-19 i merr jetën një tjetër arsimtari, shuhet bashkëshorti i kryesocialistes së Kukësit

Burri i kryetares së PS-së në Kukës Anila Sokoli, profesori Nehat Sokali është ndarë nga jeta ditën e sotme.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë Kukës Safet Gjici, i cili përmes një postimi në facebook shprehet se kjo pandemi famëkeqe ka marrë një tjetër personalitet në qytetin veri-lindor.

Postimi i plotë Me dhimbje të thellë dhe hidhërim të madh mësova lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta në mënyrë të papritur nga kjo pandemi famëkeqe mësuesit të njohur kuksian Nehat Sokoli.

Më lejoni që në këto momente të dhimbshme t’i shpreh familjes, të afërmve të tij ngushëllimet më të sinqerta, në emrin tim personal dhe të qytetarëve kuksian.

U prehsh në paqe!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet