Çështja e detit, Meta: Duhet të mbrojmë gjithmonë interesat e vendit

Politikë
Çështja e detit, Meta: Duhet të mbrojmë gjithmonë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta në një intervistë të dhënë për Quo Vadis ka folur në lidhje me çështjen e detit ku theksoi se si president i vendit nuk do të lejojë cënimin e interesave kombëtare rtë vendit.

Sipas Metës, ai është dhe do të jetë gjithnjë në mbrojtje të Kushtetutës, ndaj i ka bërë thirrje të gjitha palëve që të mos guxojnë të shkelin Kushtetutën apo autoritetin e popullit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pranvera Borakaj: Greqia, ka miratuar dekretin Presidencial, për zgjerimin e ujërave territoriale në detin Jon me 12 milje.

Mendoni se kjo çështje, do të ndikojë në bisedimet që ka Shqipëria me Greqinë?

Presidenti Meta: Kjo është një çështje mjaft komplekse. Vullneti im, ka qenë dhe mbetet i palëkundur në përpjekje për një zgjidhje të qëndrueshme, që respekton Kushtetutën e Shqipërisë, vendimin e Gjykatës Kushtetuese, si dhe të Drejtën Ndërkombëtare.

Për këtë çështje, kam bërë gjithmonë përpjekjet e mia më të mira, për të ndihmuar dhe për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet në vend, në radhë të parë me Qeverinë.

Lidhur me aktin më të fundit, mund të them që po bëjmë punën tonë për t’u njohur me të dhe efektet që mund të ketë për të drejtat tona, për të cilat i garantoj të gjithë, që do bëj çdo përpjekje për t’i mbrojtur në mënyrën më të qartë, në respekt të Kushtetutës, sovranitetit dhe integritetit të Republikës së Shqipërisë, në mënyrë transparente dhe konstruktive.

Pyetje: Në lidhje me këtë çështje Kryeministri Rama, ka thënë se kjo është një e drejtë e Greqisë, ndërsa opozita ka kërkuar që Qeveria shqiptare të paraqesë rezerva në lidhje me këtë çështje. Mendoni se Qeveria shqiptare duhet të paraqes rezerva për këtë zgjerim?

Presidenti Meta: Kjo çështje është hapur edhe më parë në një mënyrë, jo shumë të qartë dhe jo transparente. Për çdo përfaqësues të institucioneve shqiptare është e rëndësishme, që në sjelljen dhe qëndrimet publike të mbrojë gjithmonë interesat e vendit.

Në këtë drejtim ka nevojë për shumë më tepër përgjegjshmëri dhe përmbajtje nga çdo aktor. Jo vetëm Kushtetuta, por edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i ka bërë të qarta atributet e kompetencat për një çështje të tillë apo të ngjashme si kjo, të çdo aktori vendas në Republikën e Shqipërisë dhe askush nuk duhet të shkelë apo të tejkaloj përgjegjësit e tij.

Pyetje: Duhet të ketë rezerva Qeveria shqiptare në lidhje me këtë çështje?

Presidenti Meta: Prej disa muajsh, kemi kërkuar vlerësim më të plotë zyrtarisht, për efektet apo pasojat, që mund të ketë një akt i tillë, si ky që sapo u bë publik pak ditë më parë.

Të bëhet një vlerësim i qartë i të gjithë hapave, që do të ndërmerreshin nga institucionet e Republikës së Shqipërisë, për të mbrojtur interesin më të mirë të vendit tonë.

Pyetje: Të dyja shtetet ka rënë dakord për t’iu drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare. A është kjo një zgjidhje e drejtë në këndvështrimin e Presidentit të Republikës, për të shmangur një situata të tensionuar, siç është ajo midis Turqisë edhe Greqisë?

Presidenti Meta: Presidenti i Republikës nuk ka asnjë njoftim zyrtar, lidhur me ndërprerjen e negociatave midis dy vendeve për këtë çështje.

Së dyti, e theksova dhe më parë, asnjë aktor vendas nuk duhet të marrë përsipër përgjegjësi, që dalin jashtë përgjegjësive, që ka përcaktuar Kushtetuta dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.

ME TE LEXUARAT