Britania ka shënuar sot 41,385 raste të reja të Covid-19 në një periudhë 24-orëshe, një numër rekord që nga fillimi i pandemisë në vendin ishullor.
Varianti i ri i virusit SARS-CoV-2 po përhapet me shpejtësi në vend, duke rritur infeksionet.
Sidoqoftë, numri i rasteve mund të jetë më i lartë sepse disa zona nuk raportuan të dhëna gjatë pushimeve.
Sipas portalit të qeverisë britanike, në 24 orët e fundit janë regjistruar 357 viktima.