Banesa tre katëshe përfshihet nga flakët, banorët e fshatit angazhohen për shuarjen e flakëve

Aktualitet
Banesa tre katëshe përfshihet nga flakët, banorët e fshatit

Një banesë tre katëshe në fshatin Patin të Bashkisë Klos është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të hëne.

Zjarri dyshohet se fillimisht ka nisur në katin e dytë ndërsa është përhapur me shpejtësi edhe në katin e tretë.

Në momentin e zjarrit brenda në banesë ndodheshin 3 pjestarë të familjes Çela, që për fat të mirë kanë arritur të dalin jashtë shpejt dhe pa pësuar lëndime.

Banorë të zonës kanë shkuar menjëherë në ndihmë të familjes Çela, ku kanë tentuar të shuajnë flakët me mjete rrethanore. Por izolimi ka qenë i pamundur pasi zjarri ka përfshirë edhe katin e tretë.

Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Klos, bashkë me mjetin zjarrfikës.

ME TE LEXUARAT