Një aksident është shënuar pasditen e sotme, rreth orës 19:15 në Qyrek, të Krujës.
Një makinë me drejtuese shtetasen M.T, 31 vjeçe ka përplasur një këmbësor të paindentifikuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në ambjentet e policisë për veprime të metejshme.
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 28.12.2020, në orën 19:15, në Qerek, Krujë, një mjet me drejtuese shtetasen M. T., 31 vjeçe, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.