Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Aksident në aksin Prishtinë –Mitrovicë, të paktën 15 të lënduar

Të paktën 15 persona kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhur në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës , Flora Ahmeti, konfirmoi se në aksident janë përfshirë 15 automjete.

“Me datën 28.12.2020 rreth orës 07:30 në rrugën Prishtinë – Mitrovicë saktësisht në fshatin Shkabaj, kanë ndodhur pesë aksidente komunikacioni rrugor, prej tyre tre me lëndime. Të përfshira gjithsej janë 15 automjete. Bazuar në të dhënat fillestare ndihmë mjekësore deri tani kanë kërkuar 15 persona”, deklaroi Ahmeti, shkruajnë mediet në Kosovë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet