Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne (28 dhjetor) në aksin rrugor Levan-Qarr.
Mësohet se ata kanë mbetur të bllokuar në automjet teksa policia dhe zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje.
Sot rreth orës 07:20, në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”, automjeti tip “Toyota” ka rënë në kanalin me ujë anës rrugës. Si pasojë kanë ndërruar jetë dy shtetas (një mashkull dhe një femër) ende të paidentifikuar. Shërbimet e Policisë, shërbimet zjarrfikëse dhe urgjenca mjekësore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerjen e automjetit nga uji. Po kontrollohet vendi i ngjarjes nëse ka pasur persona të tjerë në automjet.