Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Zgjerimi i Greqisë me 12 milje në detin Jon/ Nishani-Ramës: Tradhëtia ka emër, bën avokatin e interesit të tjetrit

Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka reaguar ndaj Ramës për çështjen e zgjerimit me 12 milje në detin Jon, pasi Greqia miratoi dekretin presidencial së fundmi.

Nishani thotë se Rama bën avokatin e interesit të tjetrit duke deklaruar se Greqia ka të drejtë ta ushtrojë këtë të drejtë.

Ai thekson se kryeministri i Shqipërisë ka detyrën dhe përgjegjësinë vetëm të mbrojë interesin e Shqipërisë dhe jo interesin që dëmton rëndë Shqipërinë.

STATUSI NGA BUJAR NISHANI

Kryeministri i Shqipërisë merr përsipër t’i tregojë shqiptarëve se zgjerimi i territorit detar të Greqisë në 12 milje është një e drejtë e Greqisë dhe se Shqipëria nuk ka pse ankohet !!!!!

Skandal më të madh e më të zi, nuk mund të ketë !

Se cili është interesi dhe e drejta e Greqisë është detyra e Kryeministrit të Greqisë ta tregojë e ta mbrojë !

Kryeministri i Shqipërisë ka detyrën dhe përgjegjësinë të mbrojë dhe të tregojë interesin e Shqipërisë.

Kryeministri i Shqipërisë jo vetëm refuzon të tregojë dhe mbrojë interesin e Shqipërisë, por më zi akoma, bëhet avokat i interesit të tjetrit , interes që dëmton rëndë interesin e Shqipërisë !

Tradhëtia ka Emër !

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet