Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

‘Zemra’ e parë artificiale miratohet për shitje në Francë, projekti që nisi në vitin 1993

Kompania franceze Carmat SA, ka marrë miratimin për zemrën e parë artificiale.

Carmat ka aplikuar për marrjen e markës CE, ekuivalente e Bashkimit Europian me miratimin që jep FDA-ja amerikane, dhjetë vjet më parë, dhe aprovimi u dha këtë javë.

Aktualisht, pajisja synon të jetë vetëm një “urë” për transplantimin e zemrës për njerëzit që kanë probleme kardiake të pakthyeshme dhe nuk synon të jetë një zemër zëvendësuese e përhershme.

Llogaritet që Carmat mund ta shesë produktin me vlerë 700 euro deri në 2030.

Sipas agjencisë Bloomberg, projekti nisi në vitin 1993 ndërsa kërkimi dhe zhvillimi është kryer nga kompania e raketave Matra, e cila më pas u bë pjesë e kompanisë së prodhimit të aeroplanëve Airbus, aktualisht aksioneri më i madh i Carmat. Ka qenë kirurgu dhe shpikësi i valvulave të zemrës Alain Carpentier ai që i propozoi kompanisë franceze Jean-Luc Lagardere zhvillimin e një zemre artificiale në 1993.

Pajisja në fjalë mund të shërbejë për t’u zgjatur jetën shumë njerëzve që vuajnë nga insuficienca e zemrës në fazën përfundimtare, fazë në të cilën nuk u përgjigjet trajtimeve mjekësore.

Aktualisht ka miliona pacientë që janë në këtë gjendje dhe vdesin për shkak se ka një numër të vogël të dhuruesve të zemrës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet