Vendet e BE nisin vaksinimin anti-COVID, ja personi i parë që mori dozën në Itali

Soft
Vendet e BE nisin vaksinimin anti-COVID, ja personi i parë që mori

Vendet e Bashkimit Evropian nisin sot vaksinimin kundër koronavirusit. Me sondazhet që tregojnë nivelet e larta të hezitimit ndaj vaksinës në vendet e BE,, udhëheqësit evropianë të 27 vendeve po e promovojnë atë si shansi më të mirë për të na rikthyer në normalitet.

“Vaksinimi është rruga e qëndrueshme për të dalë nga pandemia”, tha Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Personi i parë i vaksinuar në Itali ishte një infermiere e spitalit Spallanzani në Romë.

“Vaksinimi shkoi shumë mirë, ishte shumë emocionues dhe është një moment që nuk do ta harrojmë kurrë”, tha Claudia Alivernini.

Ndërkohë, një tjetër i vaksinuar drejtoi një thirrje për të gjithë: “Sot është një ditë e rëndësishme dhe vendimtare. Shkenca dhe mjekësia janë të vetmet gjëra që do të na lejojnë të dalim nga kjo gjendje”.

ME TE LEXUARAT