Vaksina 95% efektive, do të miratohet brenda disa ditësh

Soft
Vaksina 95% efektive, do të miratohet brenda disa ditësh

Vaksina e zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit është “95% efektive”, njësoj si ato të miratuara tashmë nga Pfizer dhe Moderna.

Drejtori ekzekutiv i AstraZeneca, Pascal Soriot tha se kjo vaksinë është në gjendje të eleminoje 100 për qind simptomat e rënda që çojnë në shtrime në spital për koronavirus.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Drita jeshile e autoriteteve britanike për vaksinën do të mbërrijë “deri të enjten” ndërsa shpërndarja e saj pritet të bëhet nga 4 Janari.

Vaksina AstraZeneca / Universiteti i Oksfordit premton të jetë një “formulë fituese” kundër Covid-19.

“Deri më tani ne besojmë se vaksina është gjithashtu efektive kundër variantit të ri të virusit, por nuk mund të jemi të sigurt,kështu që ne do të kryejmë teste”, shtoi Soriot.

ME TE LEXUARAT