Transportonin hashash dhe marihuanë në Itali me kamionë/ Shkatërrohet banda e drogës në Spanjë, arrestohen 5 shqiptarë

Aktualitet
Transportonin hashash dhe marihuanë në Itali me kamionë/

Pesë shqiptarë dhe një spanjoll janë arrestuar nga policia spanjolle, si anëtarë të një bande kriminale me qendër në Malaga dhe Granada, e cila ishte e dedikuar për mbledhjen e sasive të mëdha të hashashit dhe marihuanës, të cilat ata i dërgonin Italisë me kamionë me dy funde.

Ky grup ka transportuar hashash dhe marihuanë nga Spanja në Itali përmes kamionëve. Gjatë operacionit janë kontrolluar tre shtëpi dhe në një depo industriale, gjatë të cilës u sekuestruan 165 kilogramë marihuanë dhe 185 kilogramë hashash.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas "La Opinion DE MALAGA", nga policia janë sekuestruar gjithashtu dy pistoleta gjysmë automatike, një makinë të vjedhur, një kamion frigorifer me një rimorkio të dyfishtë, një furgon dhe tre makina.

Hetimet bënë të mundur zbulimin e dy ndërtesave të përdorura si bazë për mbledhjen e drogës.

Ndërkohë ende nuk dihet se sa shumë e kishte shtrirë aktivitetin e saj kjo bandë.

ME TE LEXUARAT