Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Sportisti i talentuar shqiptar vdes në moshën 24-vjeçare

Shqipëria humb në kulmin e rinisë, një sportist të talentuar me arritje të mira në aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtarë.

Klavio Meca u nda nga jeta në moshën 24 vjec. Notar i talentuar, Klavio ka regjistruar disa rezultate te larta, mes të cilave edhe rekordi kombëtar në 400 metra stil i lirë.

Lajmi për ndarjen tragjike nga jeta të këtij sportisti u bë public edhe nga Komiteti Olimpik Shqiptar në rrjetet sociale.

Postimi i KOKSH
Një lajm i pabesueshëm na erdhi si bombë për ndarjen nga jeta të sportistit shqiptar Klavio Meca në moshën 24 vjec.

Nuk gjejmë fjalë për të shprehur dhimbjen e madhe…Kujtojmë që notari Klavio Meca, ka pasur një sërë arritjesh sportive ndërsa vecojmë se në Budapest të Hungarisë ka vendosur një rekord të ri kombëtar në 400 m stil i lirë me kohën e përgjithshme 4’04”03.

Ishte një djalë i shkëlqyer me sjellje shembullore dhe disiplinë sportive.KOKSH i shpreh ngushëllime familjes dhe komunitetit sportiv. U prehsh në paqe kampion! Do të na mungosh…!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet