Shoferi bllokohet brenda makinës pas aksidentit të rëndë në Berat

Aktualitet
Shoferi bllokohet brenda makinës pas aksidentit të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Poliçan në vendin e quajtur Uznovë e Madhe.

Policia tha se dy automjete janë përplasur kokë më kokë dhe shkak mendohet se është bërë lagështia në rrugë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të përfshirë në aksident kanë qenë një mjet tip “Benz” me tagra AA 462 AM dhe një makinë tip “Honda” me targa AA 259 FT. Si pasojë e këtij aksidenti ka ngelur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit tip “Honda”, e cila kishte përfunduar në kanal.

Mjeti tjetër furgon nga goditja është përmbysur. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit që kanë bërë të mundur nxjerrjen e drejtuesit të mjetit, si dhe ambulanca që ka transportuar drejtuesin e mjetit për në spitalin rajonal të Beratit.

Policia ka nisur menjëherë hetimet në lidhje me ngjarjen.

ME TE LEXUARAT