Putin vendos të vaksinohet me Sputnik V kundër Covid-19

Bota
Putin vendos të vaksinohet me Sputnik V kundër Covid-19

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin do të vaksinohet me Sputnik V për koronavirusin. Lajmin e dha të dielën zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov një kanali televiziv shtetëror rus.

“Ai tha se do të vaksinohet, dhe e mori këtë vendim ndërsa priste që të përfundonin të gjitha formalitetet,” u citua zëdhënësi të ketë thënë për Rossiya 1 TV Channel në faqen e saj të internetit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rusia filloi një program vaksinimi vullnetar me vaksinën Sputnik V në fillim të dhjetorit, duke filluar me grupet më të prekshme në Moskë.

Personat mbi 60 vjeç mund të fillojnë të aplikojnë për ta bërë injeksionin të hënën, tha kryetari i bashkisë së Moskës Sergei Sobyanin të dielën, një ditë pasi ministria ruse e shëndetësisë tha se vaksina ishte aprovuar për përdorim nga të moshuarit pas një testi të veçantë.

Putin ishte shprehur më herët se vaksina ruse ishte efektive dhe e sigurt dhe ai nuk pa asnjë arsye për të mos u vaksinuar duke shtuar se po priste sa ajo të ishte e disponueshme.

Që nga fillimi i konfirmimit të rasteve të para me Covid-19 në Rusi, Putin ka punuar kryesisht në distancë, mbledhjet i ka zhvilluar online si dhe ka kufizuar udhëtimet.

ME TE LEXUARAT