Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Pritet përkeqësim i motit deri në 30 dhjetor, Drejtoria Detare jep njoftimin e rëndësishëm

Moti ne Shqiperi eshte perkeqesuar ditet e fundit dhe mesa duket keshtu do te vazhdoje deri ne daten 30 dhjetor.

Drejtoria e Pergjithshme detare ka lajmeruar per perkeqesim te pritshem te kushteve te motit, duke paralajmeruar per sigurimin e mjeteve detare ne port dhe marrjen e masave per shmangien e ngjarjeve te papritura ne det.

Njoftim për përkeqësim të motit 🌧🌊!
Në datën 27-30 dhjetor 2020 moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug dhe jug -perendim me shpejtësi që varion nga 10-20m/s dhe forca e detit 🌊do të variojë nga 5-8 shkalla bufort, kurse lartësia e dallgës do të jetë 1.50 -2.50 m.

Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë.
Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port 🚤 dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet