Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Policja kosovare “çmend” mediat britanike! I dedikojnë profil, foto me kallash në dorë

Mediat e huaja i kanë bërë jehonë punonjeses së Policisisë së Kosovës, Linda Aliut, fotot e të cilës janë bërë virale në rrjetet sociale.

E reja, 20-vjece, më parë punonte si rrobaqepëse në një fabrikë por zgjodhi të aplikojë që të bëhet pjesë e Policisë së Kosovës duke ndjekur kështu ëndrrën e saj.

Pas diplomimit në akademinë e policisë, ajo ka nisur punë në Policinë Rrugore në fshatin Gadimja në Kosovën qendrore.

Shumë ndjekës e kanë kontaktuar në rrjetet sociale, aty ku edhe është aktive për ta uruar për detyrën e re. Ndërsa Linda u ka treguar të gjithëve se ka realizuar ëndrrën e saj.

“Unë u binda të punoja në një fabrikë sepse duhet që të punoja, por kjo e bëri më të madhe dëshirën time për të qënë police, ndaj vendosa që të ndiqja ëndrrën time”!/ekspress.co.uk

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet