Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Nis vaksinimi kundër Covid në Spanjë, ja kush e mori dozën e parë

Qytetarja e parë e cila u vaksinua kundër koronavirusit në Spanjë është një grua 96 vjeç, Araceli Rosario Hidalgo Sanchez.

“Le të shohim nëse mund të bëjmë këtë virus të zhduket. E rëndësishme është të jemi të gjithë mirë”, këto janë fjalët e Aracelit përpara se të merrte dozën e parë të vaksinës Pfizer.

“Shpresoj se mund të vaksinojmë të gjithë popullsinë”, tha Araceli.

Vaksina në Spanjë ka mbërritur ditën e djeshme nga Gjermania dhe është shpërndarë në të gjithë vendin në mënyrë që të fillonte vaksinimi ditën e sotme njëkohësisht kudo.

Vaksina anti-COVID është “dritë në fund të tunelit” për Spanjën, siç është shprehur edhe ministri i shëndetësisë Salvador Illa, në një konferencë shtypi.

Për sa i përket rasteve të identifikuara me variantin e ri të koronavirusit, ministri ka theksuar se ato po vlerësohen nga autoritetet përkatëse shëndetësore.

Javët në vazhdim pritet të arrijnë në vend 350,000 doza vaksinat për koronavirusin.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet