Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ndahet nga jeta Eva Dura, socialistja e përkushtuar

Ndahet nga jeta Eva Dura, e cila njihet si një nga aktivistet e PS në njësinë 5 në Tiranë.

Lajmin e hidhur për ndarjen e saj nga jeta e kanë dhënë miqtë me dedikime në rrjete sociale si dhe faqja e njësisë nr.5 të cilët shprehin ngushëllime për ikjen e saj para kohe nga kjo jetë.

“Eva Dura ka ndërruar jetë! Komuniteti dhe familja socialiste humbën një grua të përkushtuar! Familja e saj humbi bashkëshorten dhe nënën! Ngushëllimet më të sinqerta për largimin para kohe të kësaj gruaje të veçantë”, shkruan njësia nr.5 e PS-së në Tiranë.

Anila Çobani, teksa i shpreh ngushëllimet familjes ka treguar dhe përplasjen me ish-drejtorine Policisë Bashkiake Florenc Hoxha, pasi ajo dhe kolegia e saj Anila Çobani kishin marrë urdhrin për pushimin nga puna.

“Ike shpejt nga jeta, kolegia ime, mikja ime EVA DURA! Gjithkush e kujton incidentin në zyrën tonë në Bashkinë e Tiranës me Florenc Hoxhën, ku si shqiponjë u ngrite të më mbroje me trupin tënd të brishtë! Gjithkush nga Socialistet e Njësisë 5 do e kujtojë aktivisten, komisioneren e paepur në betejat më të vështira të PS! Motra ime, u prehsh në Paqe”, shkruan Çobani.

 

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet