Kryebashkiakja e PS kallëzohet penalisht, përfundon në SPAK

Politikë
Kryebashkiakja e PS kallëzohet penalisht, përfundon në SPAK

Një kallëzim penal ndaj kryebashkiakes së Dimalit Juliana Mema është regjistruar më 25 nëntor të këtij viti në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat.

Mema është akuzuar nga Petrit Baho, banues në fshatin Poshnje për shpërdorim detyre, shkatërrim i pronës private, mashtrim dhe falsifikim. Prokuroria ia ka dërguar kallëzimin penal SPAK-ut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

60-vjeçari Petrit Baho deklaron se i është shkatërruar prona nga fadromat e bashkisë në 23 nëntor dhe pas kësaj bashkia i ka dhënë leje një tjetër qytetari të vijojë ndërtimet në këtë pronën e tij.

Në lidhje me shkatërrimin e pronës së tij private, Petrit Baho ka kallzuar penalisht jo vetëm kryebashkiaken Juljana Mema por edhe dy punonjësit e bashkisë, Agim Çuni dhe Pandi Pilo.

Në kallzim thuhet se: “Petrit Baho,i datëlindjes 24.01.1960,lindur dhe banues në fshatin Poshnje,është pronar i pasurisë së paluajtshme me nr.455/12,e llojit “truall dhe godinë 2 KT”,me sipërfaqe 97.6 m2 dhe prona është e regjistruar në zonën kadastrale 3032 në Poshnje. Për këtë pronë, Petrit Baho është i pajisur edhe me çertifikatë pronësie.

Në 25 Nëntor 2020,me një njoftim të firmosur nga kryebashkiakja Juljana Mema për lirimin e hapësirave publike,pranë banesës së tij janë paraqitur disa persona si punonjës të bashkisë dhe pa asnjë dokumentacion ligjor kanë filluar të prishin disa prona aty pranë dhe më pas kanë filluar të prishin edhe objektin me dokumentacion të rrrgullt të shtetasit Petrit Baho.

Pasi është njoftuar policia,e cila nuk ka ndërhyrë,shtetasi Petrit Baho i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat për marrjes e masës së sigurimit të padisë. Pak ditë më vonë,mbi pronën e tij ka filluar punimet (që po vijojnë ende) qytetari Ramadan Baho, që pretendon se ka marrë leje nga bashkia”.

ME TE LEXUARAT